Edon Maxhuni fantastik, Finlanda gjunjëzon Belgjikën

Basketboll

Edon Maxhuni fantastik, Finlanda gjunjëzon Belgjikën

Nga: K.Goca Më: 1 mars 2026 Në ora: 23:12
Edon Maxhuni gjatë ndeshjes

Në një atmosferë të zjarrtë në Espoo Metro Arena, para 6,822 tifozëve, Finlanda ka siguruan fitore të rëndësishme me rezultat 78:75 (34:37) ndaj Belgjikës dhe vulosën kualifikimin në fazën e ardhshme të eliminatoreve për Kupën e Botës.

Belgjika luftoi fort dhe nuk e pranoi rolin e skuadrës së dorëzuar, madje barazoi ndeshjen në sulmin e fundit.

Megjithatë, finlandezët morën kontrollin në fillim të pjesës së dytë dhe arriti ta ruajë epërsinë deri në fund.

Sërish vendimtar për finlandezët ishte basketbollisti Olivier Nkamhoua me 23 pikë (5 treshe), duke realizuar 20 pikë vetëm në pjesën e dytë. Edon Maxhuni kontribuoi me 14 pikë (5 asistime), duke shënuar në momente kyçe.

Me këtë fitore dramatike, Finlanda siguron vendin në kualifikimet e ardhshme për Kupën e Botës dhe konfirmon formën e saj të mirë në këtë dritare eliminatoresh.

Finlanda kryeson me 7 pikë në grupin G, e ndjekur nga Franca me 7, Hungaria 6 dhe Belgjika me 4 pikë pas xhiros së katërt..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat