Gjyqtari Elldin Uglari në sfidën e rëndësishme Bullgari - Azerbajxhani

Basketboll

Gjyqtari Elldin Uglari në sfidën e rëndësishme Bullgari - Azerbajxhani

Më: 10 mars 2026 Në ora: 12:01
Elldin Uglari

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se, gjyqtari Elldin Uglari do të gjykojë në ndeshjen shumë të rëndësishme Bullgari-Azerbajxhan te femrat. 

Kjo sfidë është e rëndësishme për kualifikimet e FIBA Women's EuroBasket 2027. 

Përballja do të zhvillohet në Plovdiv të Bullgarisë nga ora 18:00. 

Sa i përket ndeshjes, Bullgaria ka tri fitore në tri ndeshje, kurse Azerbajxhani tri humbje në tri ndeshje. 

Uglari ka gjykuar edhe shumë ndeshje evropiane këtë verë dhe viteve të kaluara. 

Kjo është një dëshmi e besimit të FIBA-s për gjyqtarët e Kosovës..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat