Turneu masovik i Alley Oop në Mitrovicë, fitojnë Milingonat

Basketboll

Turneu masovik i Alley Oop në Mitrovicë, fitojnë Milingonat

Më: 1 prill 2026 Në ora: 15:40
Milingonat

Të dielën u zhvillua turneu i radhës në kuadër të Projektit të Alley Oop.

Në Mitrovicë u paraqitën 13 ekipe, njëherësh nga nga turnetë më masovik në këtë edicion.

Pas shumë ndeshjeve interesante, në grup, e më pas në gjysmëfinalja, finalja vuri përballë 02 dhe Milingonat, ku kjo e fundit fitoi me rezultat 12:11.

Ekipi Milingonat fitoi të drejtë të garojë në superfinalen që do të zhvillohet në kryeqytet, ku do të marrin pjesë kampionët e të gjitha qyteteve.

Ky është edicioni i dytë i Alley Oop, që ka për qëllim masivizimin e këtij sporti shumë atraktiv.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat