FBK: Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit me Ministrinë e Sportit dhe të Rinisë

Basketboll

FBK: Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit me Ministrinë e Sportit dhe të Rinisë

Më: 8 prill 2026 Në ora: 21:37
Arben Fetahu e Blerim Gashani

Federata e Basketbollit të Kosovës është shumë e lumtur që ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Sportit dhe të Rinisë 

"MSR ka qenë një nga kontribuueset më të mëdhenj të basketbollit në vendin tonë, duke përkrahur maksimalisht garat vendore dhe ato ndërkombëtare 

FBK beson se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen

Memorandumin në emër të FBK-së e ka nënshkruar Arben Fetahu, i cili është shprehur shumë i kënaqur me bashkëpunimin me Ministrinë e Sportit, derisa edhe ministri Blerim Gashani ka theksuar se federatat sportive janë partnerë kyç në këtë rrugëtim dhe bartin rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e sportit", thuhet nga FBK.

Ai kërkoi nga federatat angazhim të lartë, profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm, në mënyrë që mbështetja institucionale të shndërrohet në rezultate konkrete dhe në rritje të performancës së sportive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat