Minnesota më e fortë se dëmtimet, Knicks dominojnë Hawks në Atlanta

Basketboll

Minnesota më e fortë se dëmtimet, Knicks dominojnë Hawks në Atlanta

Më: 26 prill 2026 Në ora: 13:49
Pamje nga ndeshja

Minnesota ka treguar karakter duke fituar ndeshjen e katërt të serisë me Denver.

Ekipi nga Mineapolis udhëheq serinë me shifrat 3-1 falë triumfit të mbrëmshëm ku protagonist absolut ishte Ayo Dosunmu me 43 pikë të shënuara edhe pse u aktivizua nga stoli.

Zgjedhja e trajnerit Chris Finch ishte e detyruar pasi Timberwolves humbën për shkak dëmtimi Donte DiVincenzo dhe Anthony Edëards.

Një tjetër duel interesant ishte edhe ai në Atlanta ku New York Knicks dominuan Hawks duke barazuar serinë 2-2.

Kjo fitore erdhi pas dy humbjeve në fotofinish ndërsa kontribut të madh dha mbrojtja, e cila limitoi tej mase sulmin e vendasve: CJ Mccollum shënoi vetëm 17 pikë ndërsa Nickeil Alexander-Walker mbylli garën me 15.

Për New York spikati gara e Karl-Anthony Towns, i cili ishte autor i 20 pikëve, 10 topave në tabelë dhe 10 assist.

Ndeshjet

ORLANDO MAGIC-DETROIT PISTONS 113-105 (2-1)

PHOENIX SUNS-OKLAHOMA CITY THUNDER 109-121 (0-3)

ATLANTA HAWKS-NEW YORK KNICKS 98-114 (2-2)

MINNESOTA TIMBERWOLVES-DENVER NUGGETS 112-96 (3-1)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat