Gjigandi lituanez Zhalgiris e ka marrë seriozisht kthimin e njërit prej basketbollistëve më të famshëm vendas, Jonas Valanciunas.
Sipas "Eurohoops", klubi nga Kaunas tashmë i ka dërguar ofertë konkrete qendrës së Denverit.
Është një kontratë dyvjeçare me mundësi zgjatjeje, dhe paga për sezonin e parë do të arrinte në rreth dy milionë euro.
Negociatat, sipas informacioneve, po shkojnë në një drejtim pozitiv me basketbollistin.
Valanciunas do të bënte një rikthim të madh në basketbollin lituanez me ardhjen e tij, megjithëse ai nuk e ka veshur kurrë fanellën e Zhalgirisit.
Ai e filloi karrierën e tij në radhët e rivalit të tyre më të madh, Litvos Rytas, ku luajti deri në largimin për në NBA në vitin 2012.
Ai luajti për disa ekipe në ligën më të fortë në botë, duke përfshirë Toronton, Memphisin, New Orleansin, Washingtonin dhe Sacramenton, ndërsa sezonin e fundit e kaloi në Denver si zëvendësues i Nikola Jokiq.
Ardhja e një qendre me përvojë do të ishte një nxitje e madhe për ekipin nga Kaunas dhe një sinjal i qartë i ambicieve të klubit për të bërë një përparim në garat evropiane sezonin e ardhshëm..