Fetahu dhe Dushku në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe

Basketboll

Fetahu dhe Dushku në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe

Më: 12 maj 2026 Në ora: 15:26
Arben Fetahu dhe Elvira Dushku

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe, që do të mbahet në Reykjavík

Më 15 maj, në kuadër të agjendës së FIBA Europe:

Dushku do të marrë pjesë në Takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm

Fetahu do të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të FIBA Europe, si anëtar i Bordit

Ndërsa më 16 maj, Fetahu dhe Dushku do të përfaqësojnë FBK-në në Asamblenë e Përgjithshme, ku do të diskutohen tema të rëndësishme për basketbollin evropian dhe botëror

Këto pjesëmarrje janë shumë të rëndësishme për FBK-në, duke fuqizuar bashkëpunimin ndërkombëtar, përfaqësimin e Kosovës në instancat më të larta të basketbollit dhe përfshirjen aktive në proceset vendimmarrëse të basketbollit evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat