Trepça është kampion i trefishtë i Kosovës apo titulli i shtatë në histori të tyre pas pavarësimit të basketbollit tonë nga ai ish jugosllav.
Drilon Hajrizi, basketbollisti kryesor i Trepçës, ndihet krenar për suksesin.
“Tri vite radhazi kampion!
Por ky titull ka një peshë më të madhe se trofetë.
Sot, kur e shoh KB Trepçën në maje, më rikthehet në mendje viti 2012. Atëherë kishim talent, kishim zemër, kishim ëndërr… por jo bazamentin që e mban një klub gjallë në kohë. Kushtet ishin më të vështira dhe shpeshherë vetëm përkrahja e familjes na mbante në këmbë.
Në fakt, ne e rikthyem Trepçën në majë në një kohë kur vullneti ishte më i fortë se mundësitë!
Sot, kjo është ajo që më gëzon më shumë:
Mitrovica nuk ka vetëm lojtarë të mirë. Ka organizim. Ka mentalitet fitues. Ka vizion. Ka një brez që po rritet duke besuar se cilësia duhet të sundojë.
Ka ardhë koha e ndërtimit të një kulture që do të zgjasë. Faleminderit të gjithë atyre që janë pjesë e këtij rrugëtimi.
Urime,
12-shi juaj”, ka shkruar Hajrizi në profilin e tij në facbeook.