Pas fitores bindëse të Real Madridit me rezultat 105:90, lojtarët e skuadrës madrilene festuan kualifikimin në finalen e madhe, por vëmendjen e opinionit shpejt e mori një detaj jashtë parketit.
Në qendër të ngjarjes u gjend gazetarja turke Deniz Aksoy, e cila vendosi t’i përgëzojë basketbollistët e Realit në një mënyrë simpatike për suksesin e madh.
Teksa lojtarët po kalonin drejt zhveshtores, Aksoy i priti me bakllava, ëmbëlsirën tradicionale që dëshironte ta ndante me yjet e gjigantit madrilen.
Megjithatë, reagimi i lojtarëve e habiti plotësisht gazetaren, pasi njëri pas tjetrit refuzuan të merrnin qoftë edhe një copë bakllava.
Shumë njerëz menjëherë arritën në përfundimin se basketbollistët gjatë turneut Final Four të EuroLeague janë maksimalisht të fokusuar te ushqimi dhe përgatitja fizike para ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
Lojtarët e Realit nuk deshën të rrezikonin as devijimin më të vogël nga regjimi i rreptë ushqimor, sidomos para betejës për titullin kampion të Evropës.
Një moment interesant ndodhi edhe kur bakllavanë e refuzoi trajneri Sergio Scariolo.
Tekniku me përvojë, me një buzëqeshje, tregoi se po përtypte çamçakëz dhe në atë mënyrë simpatike u “shpëtoi” bakllavave.
Shumë fansa komentuan se situata ishte mjaft argëtuese, ndërsa të tjerë vlerësuan disiplinën e basketbollistëve të Realit para finales së Euroligës.
Në veçanti, vëmendje morën komentet e tifozëve që besojnë se pikërisht ky profesionalizëm dhe disiplinë bëjnë diferencën në ndeshjet vendimtare të sezonit.
Në fund, pasi askush nga lojtarët nuk pranoi të provonte bakllavanë, Deniz Aksoy u ul vetë dhe e hëngri ëmbëlsirën para kamerave.