Tifozët nga New York të gatshëm për të paguar shifra të çmendura

Basketboll

Tifozët nga New York të gatshëm për të paguar shifra të çmendura

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 12:56
Pamje

Pritjes 27-vjeçare për t’u rikthyer në finalet e mëdha të NBA i erdhi fundit për tifozët e New York Knicks.

Tifozët e ekipit në fjalë janë ndër më të zjarrtit në NBA dhe pasioni i tyre së bashku me suksesin e ekipit në parket janë një “rrezik” për rivalët, të cilët nuk mund të shfrytëzojnë faktorin fushë.

Ashtu siç ka ndodhur me Atlanta Hawks, Philadelphia 76ers dhe Cleveland Cavaliers, skuadra e radhës që rrezikon është San Antonio Spurs.

Drejtuesit e ekipit teksan i tremben faktit që në “Frost Bank Center” do të jenë të pranishëm shumë tifozë të Kniks.

Për këtë motiv Spurs u kanë dërguar një e-mail tifozëve të vet duke i ftuar që të mos shesin biletat e tyre në portale që nuk janë të autorizuar.

Një tifoz i Spurs ka publikuar në rrjete e-mailin që kishte marrë nga shoqëria, e cila e kishte lajmëruar se i kishte refuzuar të drejtën për të hyrë në stadium pasi kishte nxjerrë në shitje biletën e tij.

Ky fenomen shpjegohet thejsht nga ekspertët e fushës. Sipas tyre për një tifoz të New York kushton shumë sigurimi i një bilete në “Madison Square Garden” dhe se janë gati që të udhtojnë mijëra kiloemtra për të ndjekur ekipin e tyre në transfertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat