Kosova pëson humbje të thellë nga Maqedonia U-14

Basketboll

Kosova pëson humbje të thellë nga Maqedonia U-14

Nga: K.G. Më: 27 qershor 2026 Në ora: 15:01
Pamje nga ndeshja

Maqedonia U14 në konkurrencën e meshkujve e ka mbyllur me fitore paraqitjen në kampin final të FIBA-s në Çanakale të Turqisë, duke triumfuar bindshëm ndaj Kosovës me rezultat 82:55.

Basketbollistët e rinj maqedonas zhvilluan ndeshje shumë të mirë dhe krijuan epërsi që në çerekun e parë.

Ata fituan çerekun e parë me 22:15, ndërsa në pushim shkuan me avantazh të sigurt 45:27.

Edhe pas pushimit Maqedonia vazhdoi me të njëjtin ritëm, duke e fituar periodën e tretë me 21:12 dhe duke e çuar rezultatin në 66:39, çka e bëri të paarritshme fitoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat