Anila Sadiku dhe Diellza Leti në FIBA Women’s Summit në Slloveni 🇽

Basketboll

Anila Sadiku dhe Diellza Leti në FIBA Women’s Summit në Slloveni 🇽

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 17:19
Anila Sadiku dhe Diellza Leti

Anila Sadiku si gjyqtare dhe Diellza Leti si trajnere kanë marrë pjesë në FIBA Women’s Summit në Postojna, Slloveni. 

 Ky event shumë i rëndësishëm është mbajtur nga 7 deri më 11 korrik.

Ato janë deleguar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), e cila vazhdon të investojë në zhvillimin e kuadrove, veçanërisht të trajnereve dhe gjyqtareve. 

Në këtë event organizohen trajnime për lojtare, trajnere dhe gjyqtare, ndërsa FIBA ofron një mundësi unike për zhvillimin profesional të trajnereve dhe gjyqtareve perspektive nga e gjithë Evropa. 

Ky kamp zhvillimor organizohet nën ombrellën e FIBA Europe, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Sllovenisë.

Kampi ka nisur në vitin 2007, ndërsa deri më tani kanë marrë pjesë mbi 1,460 pjesëmarrëse nga 47 Federata Evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat