Nisje spektakolare nga Kombëtarja shqiptare e djemve

Basketboll

Nisje spektakolare nga Kombëtarja shqiptare e djemve

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 15:44
Kombëtarja shqiptare

Këtë të mërkurë janë zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës së grupeve në Europianin e basketbollit U-18, ku po merr pjesë edhe Kombëtarja shqiptare, ajo e djemve dhe e vajzave në Divizionin C.

Djemtë e kanë nisur me këmbë të mbarë këtë rrugëtim europian, duke mposhtur 111: 67 San Marinon.

Sakaq, në anën tjetër, vajzat janë mposhtur 43:77 përballë Maltës.

Megjithatë, gara vijon të jetë e hapur dhe ndeshjet e ardhshme do të jenë një shtysë më shumë për vajzat kuqezi për “kthesën” e rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat