Vdes në moshën 86 vjeçare trajneri legjendar i NBA

Basketboll

Vdes në moshën 86 vjeçare trajneri legjendar i NBA

Më: 10 gusht 2026 Në ora: 00:16

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, një prej ikonave të basketbollit në NBA, Don Nelson.

I shquar për sukseset e tij historike me Boston Celtics në periudhën e artë si profesionist, duke fituar plot 5 tituj kampion, Nelson pati po ashtu të njëjtin shkëlqim edhe në statusin e trajnerit, duke ndërtuar një “perandori” të madhe rekordesh.

Ai do të mbahet mend si trajneri i dytë për nga renditja historike, me më së shumti fitore si trajner, plot 1335 të tila.

Një statistikë që e mbajti për afro 12 vite, deri kur Gregg Popovic ta kalonte në vitin 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat