Superliga e basketbollit, gara po afron, tetë skuadrat janë gati!

Basketboll

Superliga e basketbollit, gara po afron, tetë skuadrat janë gati!

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Sezoni i ri i Superligës në basketboll po afrohet.

Trepça, Bashkimi, Peja, Ylli, Prishtina, Bora, Rahoveci dhe Vëllaznimi janë gati që të nisin rrugëtimin për të arritur te titulli.

Kampionia e Kosovës, Trepça, në xhiron e parë është mysafire e Rahoveci 029, kurse derbi i javës së parë është ndërmjet rivalëve të vjetër, Sigal Prishtina-Peja.

Mitrovicasit dhe pejanët do të ndeshen në javën e dytë, kurse në xhiron e tretë përballen nënkampioni Bashkimi dhe Trepça.

Java e parë do të zhvillohet më 19/20 shtator. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat