Bordi i FBK-së aprovon listat e gjyqtarëve dhe vëzhguesve për edicionin 2026/2027

Basketboll

Bordi i FBK-së aprovon listat e gjyqtarëve dhe vëzhguesve për edicionin 2026/2027

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 14:31
Shikuesit

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka aprovuar listat e gjyqtarëve dhe vëzhguesve për edicionin garues 2026/2027.

Pas shqyrtimit të propozimeve përkatëse dhe në përputhje me kompetencat që rrjedhin nga Statuti i FBK-së, Bordi ka marrë vendim për aprovimin e tri listave që do të jenë pjesë e organizimit të garave në edicionin e ri.

Me këtë vendim janë aprovuar Lista e gjyqtarëve,

Lista e vëzhguesve, si dhe Lista e vëzhguesve “Observer” të gjyqtarëve për edicionin garues 2026/2027.

Listat e aprovuara do të jenë në fuqi për edicionin garues 2026/2027.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat