Superndeshje në Prizren, fiton Bashkimi!

Basketboll

Superndeshje në Prizren, fiton Bashkimi!

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 19:42
Pamje nga ndeshja

Në një superndeshje të zhvilluar në Prizren, Bashkimi triumfoi me rikthim ndaj Pejës, me rezultat 86:79, në derbin e javës së gjashtë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Basketbollisti Shorter ishte më i dalluari te Bashkimi, duke e përfunduar ndeshjen me 27 pikë.

Te Peja u veçua Dwight Wilson, i cili zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer individuale me 27 pikë dhe 16 kërcime.

Megjithatë, pikët e tij nuk mjaftuan që pejanët të shmangnin humbjen.

Bashkimi kryeson tabelën me 11 pikë, ndërsa Peja renditet në vendin e pestë me 8 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat