Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në palestrën “Shani Nushi”, me rezultat 80:93, në kuadër të javës së shtatë të ProCredit Superligës.
Prizrenasit regjistrojnë fitoren e gjashtë këtë edicion, duke vazhduar të kryesojnë renditjen.
Më i dalluari te Bashkimi ishte basketbollisti Divine Myles me 23 pikë dhe 9 asistime, ndërsa te Vëllaznimi edhe një herë shkëlqeu Kentrell Pullian me 27 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime.
Bashkimi kryeson me 13 pikë, ndërsa Vëllaznimi është në vend të tetë me 8 pikë.