Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, është shpallur Lojtari i Javës së katërt në FIBA Europe Cup.
Hajrizi ishte ndër më meritorët në fitoren bindëse të skuadrës mitrovicase ndaj BC Batumi 2010, me rezultat 91:70.
Ylli i Trepçës regjistroi statistika mbresëlënëse, duke realizuar 20 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime, me indeks të përgjithshëm prej 30.
Paraqitja e tij mori vlerësim të madh edhe nga tifozët, të cilët e votuan me plot 86 për qind të votave.