Ja Morant jashtë për të paktën katër javë, Portland konfirmon dëmtimin

Basketboll

Ja Morant jashtë për të paktën katër javë, Portland konfirmon dëmtimin

Më: 2 nëntor 2026 Në ora: 23:13
Ja Morant

Portland Trail Blazers do të jetë pa Ja Morant për të paktën katër javë, pasi ekzaminimet mjekësore konfirmuan një dëmtim të shkallës së dytë në muskulin e pasmë të kofshës së majtë (hamstring).

Klubi bëri të ditur se lojtari do të rivlerësohet edhe njëherë pas katër javësh.

Morant u lëndua më 29 tetor, gjatë përballjes me ish-skuadrën e tij, Memphis Grizzlies. Ai u largua nga parketi në çerekun e katërt, pasi kishte regjistruar 14 pikë dhe tri asistime në 23 minuta lojë, në humbjen e Portlandit me rezultat 124-103.

Lëndimi vjen në fillim të aventurës së tij me Blazers, ku në katër ndeshjet e para kishte mesatarisht 15.8 pikë dhe 5.5 asistime.

Megjithatë, katër javët e bëra publike nga klubi janë afat për rivlerësimin mjekësor dhe jo garanci për rikthimin e tij në parket.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat