Bashkimi nga Prizreni, pavarësisht angazhimit të madh, është mposhtur në Turqi nga Korfez Basket me rezultat 72:62 (17:9, 23:13, 13:23 dhe 19:17), në kuadër të xhiros së pestë të FIBA Europe Cup.
Më efikasi te Korfez Basket ishte Alex Reese me 18 pikë.
Te Bashkimi u dallua Adro Bailey, po ashtu me 18 pikë.
Pas kësaj ndeshjeje, Korfez kryeson me 9 pikë, ndërsa Bashkimi renditet në vendin e pestë me 5 pikë.
Bashkimi tashmë duhet të kërkojë rikthimin te fitoret në ndeshjet e radhës.