Peja përforcohet

Basketboll

Peja përforcohet

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 16:50
Dominic Artis i bashkohet Pejës

Klubi i basketbollit Peja është përforcuar me një basketbollist me përvojë, Dominic Artis.

“KB Peja ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri por edhe më kryesorin, Dominic Artis!

Organizatori Amerikan me shtetësi Kosovare vjen në Pejë pas një karriere të pasur ndërkombëtare, me përvojë në ligat e Francës, Italisë, Greqisë, Sllovenisë, Turqisë dhe garat Evropiane.

Artis ka përfaqësuar skuadra si Cholet Basket, SIG Strasbourg, Cedevita Olimpija dhe Igokea, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Me përvojën, cilësitë dhe vizionin e tij në lojë, ai vjen për t’i dhënë një dimension të ri skuadrës sonë dhe në KB Peja, që nga ndeshja e radhës ai ka të drejtë të luan menjeherë si lojtar vendor.

Dominic debuton kundër Sigal Prishtina, të shtunën në Karagaç!

Mirë se vjen në Pejë, lideri ynë i ri”, thuhet në njoftimin e Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat