“Më pëlqen seksi i zjarrtë”- Kiara Tito tregon a është në një lidhje. Ja çfarë thotë për Butrint Imerin

Bota e Yjeve

“Më pëlqen seksi i zjarrtë”- Kiara Tito tregon a është në një lidhje. Ja çfarë thotë për Butrint Imerin

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:05
Kiara Tito

Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë përfolur për një histori dashurie mes tyre, por që ka marrë fund.

Gjatë një interviste së fundmi, moderatorja pranoi se ka fshirë të gjitha mesazhet me këngëtarin, megjithatë mban ende numrin e tij.

“Nuk kam memorie në telefon, ndaj i kam fshirë mesazhet,”– tha ajo në “Shiko Kush Luan”, ku iu kërkua që të tregonte mesazhet e fundit me ish-partnerin e saj, duke konfirmuar lajmet se i kanë dhënë fund marrëdhënies.

Image

E ftuar në rubrikën “AfterParty”, asaj iu drejtuan pyetje indirekte për lidhjen me Butrint Imerin.

“Liqeni më i bukur është i Butrintit apo i Ohrit?”- u pyet moderatorja, e cila nuk hezitoi të kthente përgjigje duke thënë: “Tek të dyja kam qenë, të dyja më pëlqejnë.”

Por ngacmimet ndaj saj nuk mbetën me kaq.

“Ku je kënaqur më shumë?”– iu drejtua pyetja tjetër.

“Tek ai i Ohrit jam kënaqur më shumë,”- iu përgjigj Kiara Tito.

Moderatorja pranoi se aktualisht është single dhe s’ka asnjë mashkull tjetër në jetën e saj, pasi u përfol për një romancë me Young Zerkën.

Image

Gjithashtu zbuloi detaje intime duke pranuar se i pëlqen seksi i zjarrtë dhe mes një “bad boy” e një këngëtari, zgjodhi këtë të fundit.

Pjesë nga intervista:

Këngëtar apo bad boy?

Kiara Tito: Këngëtar

Në lidhje apo single?

Kiara Tito: Single

Dasmë private apo tradicionale

Kiara Tito: Të dyja do i zgjidhja

Nuse në Kosovë apo në Shqipëri

Kiara Tito: Të dyja

Seks i zjarrtë apo dashuri me përqafime?

Kiara Tito: Seks i zjarrtë, me raste (qesh)

Plazh me bikini apo nudo?

Kiara Tito: Me bikini sigurisht

E martuar me njërin e gabuar apo beqare deri në fund?

Kiara Tito: Beqare deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat