“Është i korruptuar,”- Pasi The Weeknd u “përjashtua” nga nominimet, Drake bën thirrje që Grammy të zëvëndësohet me një event tjetër çmimesh

Bota e Yjeve

“Është i korruptuar,”- Pasi The Weeknd u “përjashtua” nga nominimet, Drake bën thirrje që Grammy të zëvëndësohet me një event tjetër çmimesh

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:32
Drake

Drake ka kërkuar që Grammy të zëvendësohet me një event tjetër çmimesh, pasi disa prej artistëve të njohur nuk ishte pjesë e nominimeve të këtij viti.

“Mendoj se duhet të ndalojmë veten së trondituri çdo vit ‘shkëputja’ e muzikës që ka ndikim dhe këtyre çmimeve,”– u shpreh reperi.

Ndërsa shtoi: “Është koha e shkëlqyer për dikë të fillojë diçka të re, që ne mund ta ndërtojmë me kalimin e kohës dhe t’ua transmetojmë brezave që do të vijnë.”

Ndërkohë nuk ka pasur ende asnjë reagim nga Grammy për këto deklarata.

Drake bëri propozimin pasi The Weeknd u la jashtë nominimeve të Grammy këtë vit, ndërkohë që albumi i tij “After Hours” ishte më i shituri për këtë vit në SHBA.

Pritej që këngëtari të nominohej në të paktën dy kategoritë “Albumi i vitit” dhe “Kënga e vitit”.

Pasi zbulimit të listës së të nominuarve, The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, e konsideroi Grammy-m “të korruptuar”.

“Më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë së muzikës, transparencë,”- shkroi ai në rrjetet sociale.

Në një postim tjetër, zbuloi se organizatorët e ceremonisë së ndarjes së çmimeve i kishin kërkuar të performonte pavarësisht se nuk ishte nominuar në asnjë kategori.

“Sipas mendimit tim zero nominime = nuk jeni i ftuar!”- shkroi The Weeknd.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat