Kiara Tito flet për lidhjen me Butrint Imerin: Më pëlqen seksi i zjarrtë dhe liqeni i Ohrit

Bota e Yjeve

Kiara Tito flet për lidhjen me Butrint Imerin: Më pëlqen seksi i zjarrtë dhe liqeni i Ohrit

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 07:28
Kiara Tito

Një histori dashurie mes tyre, duket se  ka marrë fund.

Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë përfolur shumë për një lidhje mes tyre.

Por Kiara Tito tha se aktualisht nuk ka një partner dhe pranoi se është shumë larg Butrint Imerit.

E ftuar në rubrikën “AfterParty”, asaj iu drejtuan pyetje indirekte për lidhjen me Butrint Imerin.

“Liqeni më i bukur është i Butrintit apo i Ohrit?”- u pyet moderatorja.

Ajo nuk hezitoi të kthente përgjigje duke thënë: Tek të dyja kam qenë, të dyja më pëlqejnë.

Por ngacmimet ndaj saj nuk mbetën me kaq.

“Ku je kënaqur më shumë?”– iu drejtua pyetja tjetër. Dhe Kiaro Tito u përgjigj: Tek ai i Ohrit jam kënaqur më shumë.

Moderatorja pranoi se aktualisht është “single” dhe s’ka asnjë mashkull tjetër në jetën e saj, pasi u përfol për një romancë me Young Zerkën.

Gjithashtu zbuloi detaje intime duke pranuar se i pëlqen seksi i zjarrtë dhe mes një “bad boy” e një këngëtari, zgjodhi këtë të fundit.

Pjesë nga intervista:

Këngëtar apo bad boy?

Kiara Tito: Këngëtar

Në lidhje apo single?

Kiara Tito: Single

Dasmë private apo tradicionale?

Kiara Tito: Të dyja do i zgjidhja

Nuse në Kosovë apo në Shqipëri?

Kiara Tito: Të dyja

Seks i zjarrtë apo dashuri me përqafime?

Kiara Tito: Seks i zjarrtë, me raste (qesh)

Plazh me bikini apo nudo?

Kiara Tito: Me bikini sigurisht

E martuar me njërin e gabuar apo beqare deri në fund?

Kiara Tito: Beqare deri në fund.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat