“T’i thuash tjetrës k**** është nder?”- Konkurrenti i “Përputhen” reagon ndaj Mevlan Shabës që i doli në mbrojtje 22-vjeçares së virgjër pas përplasjes me Melisa Lleshin

Bota e Yjeve

“T’i thuash tjetrës k**** është nder?”- Konkurrenti i “Përputhen” reagon ndaj Mevlan Shabës që i doli në mbrojtje 22-vjeçares së virgjër pas përplasjes me Melisa Lleshin

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:48
Melisa Lleshi

Debati i fortë mes konkurrentes 22-vjeçare dhe vajzës së virgjër, Sindi Locit, nuk mund të mos diskutohej dje, kur Melisa Lleshi u kthye në studion e “Përputhen”.

Gjatë diskutimit, pati disa replika mes Andi Shehut dhe Sindi Locit.

Andi Shehu, i cili këtë javë ka dalë në takim me Melisën, e cilësoi këtë ngjarje si një turp dhe i tha se duhet t’i kërkonte falje konkurrentes tjetër.

Ai shtoi se e ka humbur respektin për Sindi Locin, pasi sipas tij, nuk i takon një femre të ofendojë një femër tjetër.

Andi Shehu: Më vjen turp që ndodhi kjo gjë. Janë gjëra patetike dhe ke bërë një koment pa lidhje. Melisa iu drejtua Mevlanit. Ti çdo gjë e merr shumë personale. Për mua si And i ke humbur të gjitha vlerat. Ty nuk të takon të ofendosh një femër.

Image

Sindi Loci: Përse mund të merren fjalët e mia si ofendim.

Andi Shehu: Në vendin tënd mund të ishte Tea. Nuk kishte rëndësi nëse do të ishe ti. I tha të pëlqen seksi 200 %. Në këtë rast ishe në takim me të dhe i tha që ti përse dole me Sidnin kur të pëlqen seksi.

Sindi Loci: Nëse e thotë Sindi, e ka shumë gabim, nëse e thotë Melisa, ka të drejtë.

Mevlan Shaba: Ajo kishte opinionin e vet.

Andi Shehu: T’i thuash tjetrës kurvë është nder?!

Edhe pse Melisa Lleshi rrëfeu se i vjen turp për largimin e saj nga studioja, pasi e konsideron veten një vajzë të fortë dhe që i merr gjërat me sportivitet, rivalja e saj nga ana tjetër tha se nuk kërkonte falje dhe se i qëndronte deklaratës së bërë një ditë më parë.

“Më preku në mënyrë indirekte. Këto shaka kaluan edhe limitin. Sindi nuk dëshiron të ofendoj personin përballë, në mënyrë që të dalë nga vetja.

Nëse janë provokime që bëhen herë pas here. Nuk mund ta quaj provokim.

Nuk quhet një pyetje për Mevlanin nëse hyj dhe unë në atë pjesë. Në momentin që njeriu nuk ka kujdes për fjalët që thotë dhe Sindi ofendohet për ato gjëra, kjo është papjekuri.

Ofendimi ishte se përse Mevlan zgjodhe një femër të virgjër se ke thënë që të ka pëlqyer 200% seksi,”- u shpreh 22-vjeçarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat