“Mos prisni që ata të zgjasin dorën”- Dua Lipa shpërthen në lot teksa mban një fjalim emocionues për komunitetin LGBTQ

Bota e Yjeve

“Mos prisni që ata të zgjasin dorën”- Dua Lipa shpërthen në lot teksa mban një fjalim emocionues për komunitetin LGBTQ

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:34
Dua Lipa

Pasi fitoi çmimin “The Music Awards” ditën e djeshme, Dua Lipa mbajti një fjalim mjaft emocionues, ku foli për vështirësitë e komunitetit LGBTQ.

Këngëtarja 25-vjeçare u përlot në mes të skenës kur filloi të fliste për mënyrën se si këta persona kanë luftuar me shëndetin mendor gjatë krizës së vazhdueshme të koronavirusit, raporton “Daily Mail”.

“2020 ka qenë një vit surreal. E shijova në maksimum performancën time në ‘Mardi Gras’, në Sidnej, në fillim të këtij viti, dhe është çmenduri e vërtetë se si në një moment të gjithë ne po festonim bashkë dhe më pas papritur u duk sikur dikush hoqi prizën.

Ato javët e para të Covid ishin vërtetë shumë konfuze. Ishte një vendim i vështirë për të nxjerrë këngë të reja gjatë pandemisë, por unë vendosa ta bëja këtë gjë me shpresën se këto këngë do t’i bënin njerëzit më të lumtur dhe do të sillnin pak dritë në këto kohë të vështira”,- është shprehur Dua gjatë fjalimit.

Dua ju bëri thirrje të gjithëve që të ndihmojnë një person të dobët, duke theksuar se sa të rinj i kanë dhënë fund jetës këtë vit.

“Nëse njihni dikë që është i prekur nga kjo situatë, ju lutem mos prisni që ata të zgjasin dorën. Le të përqafojmë të rinjtë e këtij komuniteti. Unë nuk e di për ju, por kur e gjithë kjo të mbarojë do të pres me padurim që të dal në skenë e të kërcej me të gjithë ju”,- u shpreh Dua teksa sytë i kishte me lot.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë ajo mori 6 nominime në çmimet “Grammy” dhe përmes disa videove tregoi se sa shumë u emocionua nga ky moment.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat