A duhet të paguajnë burrat gjithmonë në takimin e parë? 36-vjeçarja e thotë hapur: Nëse ai nuk paguan, unë ‘fikem’ menjëherë

Bota e Yjeve

A duhet të paguajnë burrat gjithmonë në takimin e parë? 36-vjeçarja e thotë hapur: Nëse ai nuk paguan, unë ‘fikem’ menjëherë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 06:56
Jana Hocking

Një grua beqare ka pohuar se burrat duhet të paguajnë gjithmonë në një takim të parë.

Jana Hocking, 36 vjeç, tha se një takim romantik mund të shkojë “vaj” deri në momentin që vjen fatura, dhe nëse personi me të cilin ka dalë, kërkon të shkojë në tualet, apo gjen një justifikim tjetër për t’u larguar nga tavolina derisa të bëhet pagesa, është e pamundur që të ndodhë një takim i dytë, raporton “The Sun”.

“Më pëlqejnë djemtë e bukur, por nëse ata e ndjejnë veten ngushtë për shkak të faturës, unë fikem menjëherë“,- tha Jana.

Image

Hocking, nga Sidnei, kujtoi takimin që kishte bërë më parë me një burrë që e pëlqente, por tha se fundi nuk i pëlqeu aspak, duke shtuar se “i la një shije të keqe”.

“Ai me të vërtetë e pa çantën time ndërsa fatura erdhi dhe nuk e zgjaste dorën e tij, derisa unë të vendosja kartën time për të paguar e para.”

Ajo përmendi edhe një rast tjetër, kur personi me të cilin kishte dalë i tha se takimi i kishte pëlqyer shumë, prandaj dëshironte ta ndante faturën me të.

Jana vuri në dukje se përgjysmimi i faturës është zakonisht një shenjë që nuk ka mundësi për asnjë takim të dytë me të njëjtin person.

Megjithatë, ajo e pranon që ka qenë një vit i vështirë dhe nuk pret që burrat të dalin për koktej ose në bare të kushtueshme, për shkak të pandemisë.

Në vend të kësaj, ajo i këshilloi burrat që të bëhen krijues, të vijnë në orarin e caktuar, ose të sjellin një shishe verë në një park për një piknik.

Jana tha: “Pra, le ta përfundojmë këtë debat njëherë e përgjithmonë dhe vetëm të themi, burrat paguajnë në takimin e parë!”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat