Miriam Cani rrëfen detaje të tjera për familjen e saj dhe zbulon fjalën e parë aspak të zakontë që Duam ka thënë

Bota e Yjeve

Miriam Cani rrëfen detaje të tjera për familjen e saj dhe zbulon fjalën e parë aspak të zakontë që Duam ka thënë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:54
Ameli dhe Duam

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur, Miriam Cani, foli për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Alban Skënderajn, si dhe për dy fëmijët e tyre.

E ftuar tek “Rudina”, Miriami Cani u shpreh se Ameli, vajza, dhe Duami, djali, janë shumë ndryshe nga njëri-tjetri.

Ameli, është shumë e urtë dhe që në fillim kishte shfaqur pëlqimin për librat dhe për figurat që gjenden në to, ndërkohë me Duamin është e kundërta.

“Nuk ka shans që Duami të qëndrojë më shumë se pesë sekonda ulur, është totalisht e kundërta e Amelisë. Është shumë i lëvizshëm,”- u shpreh ajo.

Gjatë bisedës, ajo zbuloi se fjala e parë e të voglit nuk ka qenë as mami, as babi, por “Drita”.

Ndërsa, për Albanin Skënderajn si bashkëshort, këngëtarja tha: “Është një njeri shumë i ndjeshëm mbi të gjitha, është një njeri shumë i kujdesshëm dhe shumë familjar, shumë i dedikuar familjes, fëmijëve kështu që të gjitha këto bashkë e bëjnë një njeri shumë të mirë, një bashkëshort shumë të mirë dhe një baba shumë të mirë”.

Pavarësisht angazhimeve me linjën e veshjeve që këngëtarja ka sjellë për fëmijë, ajo u shpreh se dashuria e saj e parë është muzika, prandaj nuk ka hequr dorë nga projektet muzikore.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat