Teyana Taylor njofton tërheqjen nga muzika pasi u ndje e ‘nënvlerësuar’ në biznes

Bota e Yjeve

Teyana Taylor njofton tërheqjen nga muzika pasi u ndje e ‘nënvlerësuar’ në biznes

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:12
Teyana Taylor

Mos prisni ndonjë këngë të re nga ylli i R&B, Teyana Taylor, sepse karriera e saj muzikore duket se ka mbaruar, sipas artistes.

Taylor, e cila do të fillojë një dekadë të re në jetën e saj kur të mbushë 30 vjeç më 10 dhjetor, le të dijë fansat e saj dhe bota se ajo gjithashtu po shkruan një kapitull të ri dhe po e lë biznesin e muzikës të bëj diçka tjetër.

Pavarësisht nga vendimi i Taylor, ajo shprehu vlerësimin për të gjithë ata që i dhanë ndihmë muzikore gjatë karrierës së saj delikate, por me ndikim.

Teyana që nga fillimi ka bashkëpunuar me Kanye West e më shumë emra të tjerë ndërkombëtarë, duke sjell hite e projekte të ndryshme.

“Unë jam duke e mbyllur këtë kapitull të historisë sime me rehatinë që mund të largohem me qetësi duke parë që e gjithë puna e palodhur dhe pasioni i vërtetë ishte dashur dhe mbështetur diku në botë”, tha ajo.

“Për të gjithë mbështetësit e mi që nga dita e parë, dua të ju falënderoj shumë për gjithçka dhe mos u shqetësoni. Të gjithë thonë se kur mbyllet një derë hapet një tjetër”, vazhdoi ajo.

Karriera e Taylor është një enigmë pasi fansat e saj gjithmonë kanë dashur të dëgjojnë dhe shohin më shumë prej saj, e cila daton prej shumë vitesh.

Që nga mesi i adoleshencës, 29 vjeçarja ka qenë e ngulitur thellë në industrinë e argëtimit dhe ka mbajtur role kryesore si valltare, koreografe, aktore, modele, stiliste etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat