Arjoni publikon fotot nga shtrati me Anën, reagon dhe Shqipja: Sot mbaroi çdo gjë!

Bota e Yjeve

Arjoni publikon fotot nga shtrati me Anën, reagon dhe Shqipja: Sot mbaroi çdo gjë!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Ana, Arjon, Shqipja

Arjon Luli kishte paralajmëruar se do të nxirrte disa të vërteta në shesh nga emisioni “Për’putrhen”, që publikut i mbahen të fshehta. Ai kishte thënë se do të nxirrte diçka në lidhje me një vajzë e një djalë të programit dhe sot erdhi dita.

Konkurrenti i “Për’puthen” ka publikuar disa foto ku shfaqet në një shtrat me Ana Lleshin. Siç duket ata të dy kanë kaluar një mbrëmje bashkë dhe në foto Ana shihet duke fjetur gjumë, ndërsa Arjoni fotografon.

Ndjekësit e emisionit kanë nxjerrë edhe disa foto nga postimet të mëparshme të Anës, në të cilat shihet se ajo mban në dorë të njëjtin byzylyk dhe thonjtë i ka të lyer po njësoj si tek fotot që ka publikuar Arjoni.

Image
Insta

Menjëherë pas këtyre postimeve ka reaguar Shqipja, e cila kishte treguar më herët se do të bashkëpunonte me Arjonin për të nxjerrë të vërtetat e spektaklit.

Shqipja ka rikujtuar sërish rastin e Teas dhe Andit që ajo bëri publik disa ditë më parë dhe që sipas saj produksioni i “Për’puthen” e ka fshehur të vërtetën. Ajo i ka bërë thirrje Anës që të lërë menjëherë programin, sepse sot mbaroi gjithçka për të.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat