"Qofshi krah për njëra-tjetrën" kjo foto e vajzave të Aurela Gaçes zbukuroi dje Instagramin

Bota e Yjeve

"Qofshi krah për njëra-tjetrën" kjo foto e vajzave të Aurela Gaçes zbukuroi dje Instagramin

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:20
Aurela Gaçe me vajzat e saj

Si sot 4 vite më parë, Aurela Gaçe, u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Abigail.

Në këtë ditë speciale, artistja i ka dedikuar vogëlushes fjalët më të ngrohta, që vetëm një nënë mund të shkruaj për fëmijën e tij.

Aurela ka publikuar në Instagram një foto të dy vajzave të saj që shohin njëra-tjetrën dhe përkrah saj ka bërë urimin e veçantë për ditëlindje, duke shkruar:

E vogla jonë sot bëri 4 vjeç. Dashuria joné e vogël te duam kaq shumë. Na ke ndriçuar shpirtin, jetën.
Motra e madhe të do shumë. Kështu dua t’ju shoh gjithë jetën .

Bashkë,duke parë nj?ra-tjetrën në sy, të jeni krah për nj?ra-tjetrën .

Zot, faleminderit për gjithcka!

Abigail #4 vjeç.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat