Brooklyn Beckham nënshkruan marrëveshje paramartesore me të fejuarën e tij për të mbrojtur pasuritë që trashëgojnë nga familjet e tyre super të pasura

Bota e Yjeve

Brooklyn Beckham nënshkruan marrëveshje paramartesore me të fejuarën e tij për të mbrojtur pasuritë që trashëgojnë nga familjet e tyre super të pasura

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 18:30
Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij, 25-vjeçarja Nicola Peltz, kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur pasurinë e tyre.

21-vjeçari do të martohet së shpejti me Nicola-n, e cila është trashëgimtare e pasurisë së një bilioneri, raporton “Mirror”.

Çifti kanë rënë dakord që në rast se ndahen do të marrin gjithçka që kanë kontribuar, duke përfshirë pronat dhe pasuritë e tyre.

Image

Prindërit e Brooklyn, Victoria dhe David Beckham, kanë një pasuri prej 335 milionë paund, ndërsa babai i Nicole, që është biznesmen ka një llogari prej 1.1 miliard paund në bankë.

Një burim pranë “The Sun” ka treguar se në Amerikë marrëveshjet paramartesore janë një normë dhe të gjithë të afërmit e Nicole që janë të martuar kanë bërë të njëjtën gjë.

“Vendimi për marrëveshje mes Nicole dhe Brooklyn ishte i përbashkët. Ai ka pasur disa eksperienca me vajza që e donin vetëm për emrin, kështu që tani janë shumë të kënaqur që Nicole e do Brooklyn për atë që është.

Image

Dhe sigurisht që ajo nuk ka nevojë për paratë e tij dhe ka karrierën e saj të suksesshme”,- thanë burime pranë dyshes.

Çifti i famshëm kanë qenë të pandarë gjatë gjithë kësaj kohe, që nga momenti që konfirmuan marrëdhënien e tyre në janar të 2020-ës. Ata të dy i habitën të gjithë kur në muajin korrik, vetëm 5 muaj pas nisjes së lidhjes, dhanë lajmin se ishin fejuar bashkë.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat