Publikoi foto e veshur me këtë fustan seksi, ylli i televizioneve “kryqëzohet” nga fansat për përdorimin e “photoshop-it”

Bota e Yjeve

Publikoi foto e veshur me këtë fustan seksi, ylli i televizioneve “kryqëzohet” nga fansat për përdorimin e “photoshop-it”

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 13:09
Chloe Ferry

Chloe Ferry publikoi dje disa foto mjaft provokuese e veshur me një fustan me printe leopardi, por fansat i treguan se ka dështuar me përdorimin e “photoshop-it” tek të pasmet.

Ylli i ”Geordire Shore”, 25 vjeç, dukej mahnitëse teksa pozonte në shkallët e rezidencës “Celebs Go dating”, raporton “The Sun”.

Pavarësisht se sa tërheqëse mund të dukej bukuroshja në këto foto, ndjekësve të saj nuk u kanë shpëtuar detajet, siç ishte deformimi i shkallëve në zonën rreth shpinës dhe të pasmeve, që tregonte se fotoja nuk ishte e “paprekur”.

Shumica prej fansave i kërkuan që të mos i editonte fotot, sepse sipas tyre ajo është e bukur edhe pa to.

Kjo nuk është hera e parë që fansat e akuzojnë Chloe për editimin e fotove të saj në Instagram, pasi diçka e tillë ndodhi edhe në muajin shtator, kur postoi një foto seksi, teksa e veshur me një body të bardhë, nxirrte në plan të parë gjoksin.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat