Vanessa Lynn Williams nuk ishte vetëm një këngëtare por edhe Miss Amerika në 1984

Bota e Yjeve

Vanessa Lynn Williams nuk ishte vetëm një këngëtare por edhe Miss Amerika në 1984

Nga: D.B. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:42
Vanessa Lynn Williams

Këngatarja e cila pas vetes la këngë të paharrueshme Vanessa ka lindur ne Tarrytoën ne Neë York, prindërit e saj kanë qene te dy mësues muzike Helen dhe Milton Augustine Williams Jr. Vanessa dhe vëllai i saj Chris, i cili është aktor amerikane, janë rritur në Millëood, New York një zone e cila konsiderohet di një lagje e pasur e New York-ut.

Ne moshën adoleshenciale filloi te frekuentonte konkurse për tu bere modele dhe miss, te cilat e përgatiten ne 1984 për tu bere Miss Amerika, kjo fitore e futi Vanesën në histori sepse u be afro-amerikania e pare e cila vente kurorën e Miss Amerika. Me pas kjo kurore iu tërhoq për faktin se Vanesa vendosi te pozonte nudo për revistën Penthouse. Por ky fakt nuk e dëmtoi imazhin e saj përkundrazi u be me e famshme se kurrë.

Vanessa ka publikuar dy albume diskografike ; në vitin 1988 i cili titullohej "The Right Stufs" i cili hyri në 10 këngët më të mira sipas Billboard. Albumi fitoi diskun e artë dhe fitoi emërime për Grammy Awards.

Albumi i vitit 1991 pati të njëjtin sukses dhe fitoi 3 disqe platinumi. Në vitet ne vazhdim publikimet e saj diskografike nuk patën suksesin e mëparshëm.

Fillimet e saj të para si aktore i pati në telefilmat amerikanë si Love Boat, Ëilli the fresh prince of Bel Air, Star Trek, etj. Në vitin 2006 filloi të merrte pjesë në telefilmin e suksesshëm "Ugly Betty", i cili është i prodhuar nga Salma Hayek, në këtë telefilm interpreton rrolin e Wilhelmina Slater një redaktore arrogante.

Në kinema ka luajtur filma me aktorë të famshëm si Mickey Rourke, në filmin "Harley Davidson & Malboro Man" dhe në filmin Eliminatori me Arnold Schëarzenegger, në vitin 2000 recitoi pranë aktorit Samuel L. Jackson në filmin Shaft. Në 2009 morri pjesë në filmin "Hannah Montana" si menaxherja e këngëtares.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat