Një make up artist pikturoi kostumin e babagjyshit në trupin e modeleve që ishin tërësisht të zhveshura! Ja rezultatet

Bota e Yjeve

Një make up artist pikturoi kostumin e babagjyshit në trupin e modeleve që ishin tërësisht të zhveshura! Ja rezultatet

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 06:30
Modelja

Kur bëhet fjalë për t’u veshur si babagjyshi i Vitit të Ri, djemtë marrin një mjekër të bardhë të gjatë, një bark të madh, si dhe një kostum të kuq.

Por, duke parë situatën aspak normale të krijuar këtë vit për shkak të pandemisë, yjet joshës të Instagram-it, kanë nisur një sfidë “të rrezikshme” për të krijuar kostume të veçanta për festat e fundvitit, raporton “The Sun”.

Fernello Nelson, një make up artist, mahniti 231,000 ndjekësit e tij në rrjete sociale, pasi pikturoi kostume festive në trupin e vajzave.

Edhe pse duken shumë reale, në të vërtetë, modelet nuk kanë veshur asgjë.

36-vjeçari nga New York-u, i krijoi të gjitha kostumet duke përdorur produkte kozmetike dhe bojëra trupi.

Artisti kaloi plot një orë duke pikturuar me anë të një buzëkuqi të kuq, teksa në fund vendosi që pamjes t’i shtonte edhe një kapele si ajo e babagjyshit.

Teksa tregonin punën e artistit, modelet shfaqen duke kërcyer me këngën “Jingle Bell Rock” në sfond.

Njerëzit nuk mund ta besonin që këto kostume nuk ishin të vërteta dhe këtë e shprehën nëpërmjet komenteve të shumta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat