Revista “People” zgjodhi 10 albumet më të mira të vitit 2020, Dua Lipa radhitet e para me “Future Nostalgia"

Bota e Yjeve

Revista “People” zgjodhi 10 albumet më të mira të vitit 2020, Dua Lipa radhitet e para me “Future Nostalgia"

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:52
Dua Lipa

Revista “People” zgjedh albumin e Dua Lipës si më të mirin e vitit 2020.

Dua Lipa tregoi kohë më parë se përderisa ishte me qira në një ‘Airbnb’ kishte punuar drejt albumit të saj.

Album ky që u prit tejet mirë nga tregu ndërkombëtar, duke bërë që ajo të kryesojë në listat më të famshme muzikore.

Ndonëse ajo e kishte shijuar kohën që kaloi në izolim, tashmë dihet se fjetja e tepërt nuk duhet të ishte më në agjendë këtë muaj.

Albumi i dytë i Dua, Future Nostalgia, u përgatit për t’u publikuar në fund të marsit, ku edhe bëri bujë të madhe.

Përmes një artikulli “People” zgjodhi 10 albumet kryesore të vitit 2020, ku albumi i këngëtares shqiptare “Future Nostalgia” zuri vendin e parë.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat