Einxhel Shkira vendos pikat mbi “i” pas debatit virtual me Stresin: “Fola me babain e tij, më kërkoi ndjesë!”

Bota e Yjeve

Einxhel Shkira vendos pikat mbi “i” pas debatit virtual me Stresin: “Fola me babain e tij, më kërkoi ndjesë!”

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 07:54
Stresi dhe Einxhel Shkira

Një debat virtual mes Stresit dhe Einxhel Shkirës ndezi rrjetin dhe mediat. Për ata që nuk e dinë e gjitha filloi kur reperi sulmoi në Instastory moderatoren, pasi kjo e fundit shprehej në një status se nuk kishte dalë në protestë.

Einxhel shkruante se nuk iu bashkua protestuesve në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit, duke dënuar dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

Ndër të tjera ajo shprehej se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.

I ashpër ishte reagimi i Stresit, i cili ka qenë shumë i përfshirë në këto protesta(madje ka thënë se edhe e ka organizuar atë). Ai e ofendonte Einxhel në një reagim në Instastory dhe kjo ndezi debate e reagime të shumta në rrjetet sociale.

Megjithatë, edhe reagimi i Einxhel nuk mungoi. Po në Instastory ajo shpërndau një video nga intervista që ka zhvilluar me Stresin disa vite më parë, duke shkruar se edhe pse e njihte nuk ia ka bërë ajo ftesën.

Më tej, moderatorja shkruante se Stresi nuk është Klodiani, ashtu si shprehej në protestë, ndërkohë që shtonte se ka bërë zgjedhjen e gabuar që t’i bëjë “diss”.

Një ditë pas këtij debati virtual, media kontaktoi me Einxhel për të mësuar më shumë rreth asaj ç’ka kishte ndodhur mes tyre dhe për të qartësuar një herë e mirë fansat.

Einxhel sqaron se nuk ka dalë kundër protestuesve, vetëm ka shpjeguar arsyet e  saj pse nuk ishte e pranishme në shesh bashkë me ta siç bën zakonisht. Më tej, shton se beson fort se çdo situatë do zgjidhet me mirëkuptim, dashamirësi dhe qytetari.

"Këto janë situata që ndodhin në gjaknxehtësi e sipër dhe e mira është të ruajmë qetësinë dhe arsyen e shëndetshme për t’i përballuar,sidomos sulmet virtuale që kalojnë në ofeza personale dhe denigrim të imazhit të gjithsecilit.Unë ndjeva të shprehesha kundrejt asaj që mu kërkua si person publik dhe dhashë arsyet e mia pse nuk isha e pranishme,por kurrsesi s’dola kundra atyre që e ndjenë të nevojshme të protestonin. Jetojmë në një botë të lirë ku respektojmë të drejtat dhe liritë e gjithsecilit të shprehen,deri aty ku nuk na prek ne, si në rastin tim. Megjithatë unë besoj fort në zgjidhjen e çdo situate me mirëkuptim,me dashamirësi dhe qytetari,pasi dhuna qoft ajo fizike apo verbale s’ështe në benefit të askujt".

Sa i përket debatit me Stresin, moderatorja na thotë se kanë zgjedhur çdo keqkuptim, falë telefonatës që ka patur me babain e tij, për të cilin shprehet se është “zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm”.

Ajo shton se babai i reperit i ka kërkuar ndjesë për veprimin e nxituar të të birit, që sipas Einxhel ka shqetësuar shumë familjen e saj.

Në fund shprehet se e falenderon për qytetarinë dhe urtësinë e treguar, e cila beson se ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rënda nga ana Stresit.

"Unë pata nje telefonatë shume dashamirëse me babain e Stresit,një zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm, i cili më kerkoi ndjesë për veprimin, të nxituar apo të pamenduar që shqetësoi të dyja palët dhe thellësisht familjen time. Një prind e di më mirë se kushdo sa të dhemb kur preket fëmija,sidomos vajza. E pranova faljen e tij dhe e falenderoi për qytatarinë dhe urtësinë që tregoi e cila besoj ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rënda nga ana Stresit.Pasi me rëndësi është të jemi të gjithë në paqe me veten dhe të tjerët që na rrethojnë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat