“All I Want for Christmas Is You” është kënga që na shoqëron çdo vit gjatë festave, por a e dini sa shumë para ka fituar prej saj Mariah Carey?

Bota e Yjeve

“All I Want for Christmas Is You” është kënga që na shoqëron çdo vit gjatë festave, por a e dini sa shumë para ka fituar prej saj Mariah Carey?

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:45
Mariah Carey

“All I Want for Christmas Is You” është një ndër hitet më të njohura festive të të gjitha kohërave, raporton “Mirror”.

Këtë vit, renditet për herë të parë edhe në krye të top listave në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse kanë kaluar 26 vite që kur u publikua në 1994-ën, kjo këngë ‘magjike’ vazhdon të dëgjohet ende.

Image

Por, a e dini se sa para fiton çdo vit këngëtarja me famë botërore?

Sipas disa kërkimeve, kënga mbledh më shumë se 400,000 paund vetëm në Mbretërinë e Bashkuar çdo sezon festiv, por kjo nuk është e gjitha.

Vitin e kaluar, kjo këngë u dëgjua 506,173,888 herë në “Spotify”, sipas një raporti të “Play Her Play” nga “Broadband Deals”.

Image

Ko do të thotë se Mariah Carey ka fituar plot 1,727,777,49 paund në vitin 2019, po ashtu vetëm gjatë sezonit të festave.

Sipas një raporti të publikuar nga “The Economist” në vitin 2017, kënga ka mbledhur rreth 60 milion dollarë në të gjithë botën që nga publikimi i saj.

Për më tepër, Mariah ka treguar se për këtë këngë i janë dashur vetëm 15 minuta për ta shkruar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat