Aktori George Clooney rrëfehet për dashurinë e jetës së tij

Bota e Yjeve

Aktori George Clooney rrëfehet për dashurinë e jetës së tij

Nga: D.B. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:11
George Clooney

Aktori i njohur amerikan, George Clooney dhe Amal janë shembulli më i përsosur i rastësisë dhe faktit që kurrë nuk është vonë të biesh në dashuri. George ishte betuar se do të ishte beqar për gjithë jetën. Por jeta e tij ndryshoi kur njohu partneren e zemrës, Amal. Clooney dhe bashkëshortja e tij, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it ndërkombëtar.

Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh ndjekësit i kanë konsideruar ‘Couple Goals’. Por e dini si ishte jeta e George para se të njihej me dashurinë e jetës së tij? Ylli i Hollywood-it, ka treguar në një intervistë se ndihej i paplotësuar deri në momentin që njohu Amal.

“Kisha punë, kisha miq, gjithçka shkonte mirë. Por nuk e kuptoja sa i paplotësuar isha derisa njoha Amalin. Aty gjithçka ndryshoi. Aty kuptova se më kishte munguar diçka e madhe”- u shpreh Clooney.

Po juve, ju ka ndryshuar dashuria e jetës për mirë?!

58-vjeçari dhe gjysma e tij më e mirë, Amal u takuan për herë të parë në vitin 2013. Një vit më pas çifti u martua, ndërsa më 6 qershor 2017, ata u bënë prindër të dy binjakëve, vajzës Ella dhe djalit Alexander. Rikujtojmë, se gruaja e parë e George ishte aktorja, Talia Balsam. Ata qëndruan së bashku nga viti 1989 deri në vitin 1993.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat