Është vajza e milionerit Steve Jobs, por Eve nuk ka trashëguar asnjë qindarkë nga babai i saj! Ja me çfarë merret 22-vjeçarja sot

Bota e Yjeve

Është vajza e milionerit Steve Jobs, por Eve nuk ka trashëguar asnjë qindarkë nga babai i saj! Ja me çfarë merret 22-vjeçarja sot

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:30
Eve Jobs

Eve Jobs, vajza 22-vjeçare e themeluesit të “Apple”, Steve Jobs, është një yll i ndritshëm. Ajo është një studente në Stanford dhe një modele e suksesshme. Dhe nuk i ngjan fare babait të saj, raporton “Goal Cast”.

Jobs mund të jetë vajza e themeluesit të një prej kompanive më të pasura në botë, por suksesi i saj nuk mund t’i atribuohet parave të babait.

Jobs është shumë e aftë në hipizëm, pasi është renditur në vendin e pestë nga 1,000 kalorës nën 25 vjeç.

Një nga sukseset e saj më të mëdha erdhi menjëherë para pandemisë në “Lojërat Pan Amerikane 2019” në Lima, Peru, kur ndihmoi ekipin amerikan të fitonte një medalje bronzi.

“Shpresa ime është të vazhdoj progresin me ekipin amerikan. Sigurisht, të jesh në gjendje të garosh në Lojërat Olimpike dhe Botërore të Kuajve do të ishte një ëndërr”,- u shpreh Eve.

Ndërkohë, Jobs është një studente e shkëlqyer. Ajo arriti të pranohej në një nga shkollat ​​më të vështira për t’u futur, në “Universitetin e Stanfordit”.

Kohët e fundit, Jobs ka punuar si modele, duke u paraqitur në fushatën “Holiday glossier”.

Kur Steve Jobs vdiq, ai kishte një pasuri me vlerë 7 miliardë dollarë, që përfshinte gati 5 miliardë dollarë aksione nga “Disney”, jo “Apple”, sipas “Forbes”.

Sot, nëna e Eve, Laurene Powell Jobs, është gruaja e 35-të më e pasur në botë me një vlerë neto prej 27.5 miliardë dollarësh, por ajo nuk do t’ua kalojë fëmijëve trashëgiminë që mori nga Steve.

Në vend që t’i japë paratë Eve-s, Laurene ka të njëjtin mentalitet si miliarderja e “Amazon”, Mackenzie Scott dhe po jep shumë para për filantropinë.

Ndryshimet midis Steve dhe vajzës së tij janë të mëdha.

Për shembull, Steve braktisi kolegjin pas vetëm një semestri. Eva është studente në Stanford.

Por themeluesi i ndjerë padyshim do të ishte krenar për vajzën e tij më të vogël dhe ne e dimë se ai kishte shumë shpresa tek ajo para se të vdiste.

Jobs i tha Walter Isaacson, autorit të biografisë së tij bestseller, se ai mund ta shihte Eve duke drejtuar “Apple” një ditë, apo edhe të bëhej Presidente e Shteteve të Bashkuara.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat