Pas këtyre fotove, fansat thonë se Kendall Jenner dhe aktorja më e famshme turke ngjajnë me njëra-tjetrën!

Bota e Yjeve

Pas këtyre fotove, fansat thonë se Kendall Jenner dhe aktorja më e famshme turke ngjajnë me njëra-tjetrën!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 06:23
Kendall Jenner, Hande Erçel

E keni menduar ndonjëherë se Kendall Jenner dhe aktorja bukuroshe turke Hande Erçel ngjajnë me njëra-tjetrën?

Tlli i TKUWTK ndau dy ditë më parë disa foto në Instagram pranë pemës së Krishtlindjeve, duke ia zbehur shkëlqimin dritave e zbukurimeve të bredhit.

Në njërën prej tyre ajo shfaqet me një trëndafil, e pikërisht kjo foto ka tërhequr vëmendjen e motrës së aktores, Gamze Erçel.

Ajo ka rishpërndarë foton e modeles në Instastory, ku i ka bërë tag Handes, duke shkruar: “Hande, ti je?”

Aktorja nuk i është përgjigjur publikisht, por fansat mendojnë se ato me të vërtetë ngjajnë. Më poshtë keni disa krahasime mes tyre.

Muajt e fundit Hande ka qenë plotësisht e dedikuar ndaj serialit “Trokit në derën time”, të cilit pak nga pak po i vjen fundit.

Sakaq, ajo është komentuar gjatë edhe për marrëdhënien e saj me Kerem Bursin dhe ndarjen nga Murat Dalkılıç .

Ky i fundit ka hedhur dritë mbi arsyen e ndarjes së tyre për herë të parë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Çifti Dalkılıç dhe Erçel, për të cilët flitej se do martoheshin pas 3 vitesh së bashku, i dhanë fund lidhjes së tyre në korrik.

Murat Dalkılıç ishte i ftuari i radhës i Emel Yalçın, ku i pyetur në mënyrë të përgjithshme se “çfarë mund të çojë në fundin e një marrëdhënieje” tha se e gjitha mbaron kur shuhet flaka në çift.

“Ajo flakë e mban marrëdhënien gjallë. Në marrëdhënie, unë mendoj së pari për palën tjetër, kujdesem për atë që ajo dëshiron, përparësia ime është ajo që dëshiron pala tjetër.”

I pyetur nëse e kontrollon telefonin e të dashurës kur ndodhet në lidhje ai ka thënë se nuk e ka bërë kurrë këtë gjë sepse vlerëson se dy nga gjërat më me vlerë në një lidhje janë besimi dhe respekti.

Sakaq, disa ditë më parë një lëvizje e këngëtarit e bërë së fundmi ka ngjallur shumë polemika. Ai e ka hequr atë nga Instagram dhe nuk e ndjek më, kurse Hande vijon ta ketë në listën e personave që ndjek.

Nuk dihet se nga se u nxit ky veprim, por mediat e huaja shkruajnë se ai nuk mund të shohë më Handen dhe Keremin bashkë dhe ka shkuar drejt këtij veprimi.

Image
Kendall Jenner, Hande Erçel
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat