Tenistja 19-vjeçare në krizë, shet foto nudo në faqen për të rritur që të fitojë të ardhura

Bota e Yjeve

Tenistja 19-vjeçare në krizë, shet foto nudo në faqen për të rritur që të fitojë të ardhura

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
Angelina Graovac

Një teniste australiane ka nisur të shesë foto e saj nudo në “OnlyFans“ për të shtuar të ardhurat.

Angelina Graovac aktualisht jeton në Londrën e izoluar nga koronavirusi teksa përpiqet të rritet në karrierë.

19-vjeçarja thuhet se hapi një faqe në “OnlyFans” ku publikon foto provokuese për të fituar të ardhura gjatë pandemisë.

Teksa shfaqi talentin e saj në Tenis, ajo ka luftuar që të ketë sukses që nga debutimi në vitin 2018.

Graovac ka fituar vetëm 9 nga 37 ndeshjet e saj të zhvilluara gjatë karrierës, dhe aktualisht është renditur në vendin e 1.171.

Nuk dihet sa fiton ajo nga publikimi i fotove në faqen për të rritur, por kuptohet që paratë po i përdor për të shtuar të ardhurat e saj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat