Dua Lipa shijon pushimet në Meksikë, merr vëmendje me fotografitë në bikini

Bota e Yjeve

Dua Lipa shijon pushimet në Meksikë, merr vëmendje me fotografitë në bikini

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:15
Dua Lipa

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka filluar vitin 2021 me pushime në Meksikë.

25 vjeçarja bëhet e ditur se si destinacion të pushimeve ka zgjedhur pjesën Tulum në bregun lindor të vendit.

Edhe pse ylli i muzikës pop ishte shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, shëtitja në plazh me imazhet e realizuara ishte vetëm me disa nga miqtë.

Artistja, e lindur në Londër me prejardhje nga Kosova, dukjen e kompletoi me një palë syze të veçanta e po ashtu me vathë ari.

Gjatë ditëve të tjera të pushimeve të saj në Meksikë, ajo është parë në një humor të mirë me partnerin e saj.

Image
Image
Image

Anwar, 21 vjeç, njihet si vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid dhe djali i Yolanda Hadid.

Modeli amerikan dhe ylli shqiptar arritën në Meksikë në kohën e Vitit të Ri, gjersa kremtuan festat me familjen e Hadid.

Bella, Gigi dhe nëna e tyre ishin pjesë e festimeve ashtu si ish-burri i Yolanda, Mohamed Hadid, i cili është babai i fëmijëve të saj.

Gigi u bashkua gjithashtu me partnerin Zayn Malik, që tanimë njihet nga grupi “One Direction” dhe ata mirëpritën në shtator një vajzë së bashku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat