“Kam qarë me kokërr të lotit”- Fjoralba Ponari rrëfen se si e kanë ngacmuar seksualisht në fillimet e karrierës së saj

Bota e Yjeve

“Kam qarë me kokërr të lotit”- Fjoralba Ponari rrëfen se si e kanë ngacmuar seksualisht në fillimet e karrierës së saj

Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:40
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari ka rrëfyer dje një sekret, për të cilin nuk ka folur kurrë më parë.

Gjatë bashkëbisedimit në “Trotuar” me të ftuarit e tjerë, ku po flitej pikërisht për sekretet, moderatorja vendosi të fliste dhe të zbulonte diçka jo të hijshme që i ka ndodhur në fillimet e karrierës së saj.

Ponari tregoi se një ndër të ftuarit e emisionit të parë që ajo ka drejtuar, “Top Arena”, në prapaskenë e ka ngacmuar seksualisht.

Këtë ngjarje e ka përjetuar aq keq sa ka menduar të linte emisionin.

“Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, unë kam pasur një të ftuar… normalisht ajo ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive.

Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam pasur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, dhe në prapaskena gjëja shkoi gati në ngacmim seksual.

Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena.

Por Ervini më tha ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Domethënë ka qenë ai që më ka psikologjisur dhe më ka kthyer në shina”,- tregoi Fjoralba.

Moderatorja simpatike ka treguar edhe më parë se e kanë ngacmuar madje dhe burra të martuar, të cilëve ka ditur se si t’u përgjigjet për të mos pasur probleme.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat