“Më duket sikur …”- Aktores së famshme nuk i pëlqen emri i saj dhe arsyeja është e ëma: Më thërrisni si të doni, por jo Anne

Bota e Yjeve

“Më duket sikur …”- Aktores së famshme nuk i pëlqen emri i saj dhe arsyeja është e ëma: Më thërrisni si të doni, por jo Anne

Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:07
Anne Hathaway

Anne Hathaway nuk i pëlqen një gjë tek vetja: emri i saj.

Aktorja zbuloi se është penduar që ka përdorur emrin e saj të vërtetë e ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

“Ju lutem të gjithëve, më thërrisni Annie,”- tha fituesja e Oskar. “Mos ngurroni, më thërrisni si të doni përveç Anne.”

38-vjeçarja shpjegoi se i vetmi person që e thërret Anne është nëna e saj dhe kur ajo e bën këtë nuk bëhet fjalë për një gjë të mirë.

“Ajo e bën atë vetëm kur është me të vërtetë e zemëruar me mua, me të vërtetë e zemëruar”- tha aktorja.

Më pas shtoi: “Kështu që sa herë që dal në publik dhe dikush thërret në emrin tim, unë mendoj se do të më bërtasin… Kur thonë: ‘Anne!’ Unë mendoj me vete: ‘Çfarë? Çfarë bëra?’.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat