U fotografua duke shkuar në palestër, ja çfarë shkruhet në pjesën e pasme të streçeve të Jennifer Lopez

Bota e Yjeve

U fotografua duke shkuar në palestër, ja çfarë shkruhet në pjesën e pasme të streçeve të Jennifer Lopez

Më: 15 janar 2021 Në ora: 08:16
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez dukej më në formë se kurrë, teksa zbuloi barkun e saj të tonifikuar në një xhup të shkurtër ngjyrë ulliri, ndërsa po shkonte në palestrën ‘Somi Fitness’ në Miami, Florida.

51-vjeçarja dukej sportive, e veshur me një palë streçe të zeza lëkure të ngushtë me emrat e binjakëve të saj 12-vjeçarë: Emme dhe Max, të cilët ajo i ka me ish-burrin Marc Anthony.

Para se të nisej drejt stërvitjes së saj, një furgon i lëvizshëm i testeve COVID-19 u pa duke dalë nga shtëpia që ajo e ka në pronësi me të fejuarin e saj Alex Rodriguez.

Image
Jennifer Lopez

Ajo u pa me një maskë shumëngjyrëshe në fytyrë ndërsa dilte nga një makinë e tipit ‘Porsche Carrera 911’ i kuq i drejtuar nga ndihmësi i saj. Së fundmi ajo publikoi klipin e saj më të ri “In the morning”, i cili është pritur mirë nga fansat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat