Bieta Sulo zbulon me këtë foto të vjetër se si dukej gjatë fëmijërisë së saj

Bota e Yjeve

Bieta Sulo zbulon me këtë foto të vjetër se si dukej gjatë fëmijërisë së saj

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:29
Bieta Sulo

Bieta Sulo e shohim çdo pasdite në ekran e përveç kësaj, moderatorja mundohet që të jetë aktive edhe në rrjete sociale për të ndarë me ndjekësit momente nga jeta e përditshme.

Ditën e djeshme, ajo ndau me fansat një foto të vjetër nga fëmijëria duke na treguar të gjithëve se si dukej kur ishte ende shumë e vogël.

Pak kohë më parë, Bieta dhe partneri i saj, Alban Dudushi zbuluan se kanë në plan ta zgjerojnë familjen.

Moderatorja shprehu dëshirën për të pasur binjakë, teksa theksoi se do të donte të kishte tre fëmijë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë lajm shtatzënie, prandaj të gjithë fansat e çiftit janë në pritje.

Ndërkohë, Albani është baba i një vajze, Joelle, që erdhi në jetë nga martesa e tij e parë.

Bieta ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të e kjo duket edhe nga fotot familjare që moderatorja publikon, në të cilat ajo nuk mungon asnjëherë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat