“Ndodhi brenda natës”- Ylli i Harry Poter tregon si i ndryshoi jeta pas ardhjes në jetë të vajzës: Lashë duhanin dhe …

Bota e Yjeve

“Ndodhi brenda natës”- Ylli i Harry Poter tregon si i ndryshoi jeta pas ardhjes në jetë të vajzës: Lashë duhanin dhe …

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:25
Rupert Grint

Stili i jetesës së Rupert Grint pa një ndryshim drastik që kur u bë prind për herë të parë.

Ylli i Harry Poter dhe e dashura e tij prej shumë vitesh, Georgia Groome mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, vajzën Wednesday, në fillim të vitit 2020.

Grint tha për Glamour se i pëlqen të qenurit baba dhe se e ardhja në jetë e vajzës e ka ndryshuar si njeri.

Image

“Është shumë argëtuese. Ndihem sikur kam ndryshuar si person,”– tha aktori.

Më pas 32-vjeçari vazhdoi: “Ndodhi disi brenda natës, ndryshimi i mënyrës së jetesës. Ndalova pirjen e duhanit menjëherë. Kam filluar të fle shumë më mire, dikur kisha një pagjumësi e tmerrshme, tani po fle”.

Grint tha se mirëpritja e një të porsalinduri në jetë gjatë pandemisë ishte “interesante”, duke vënë në dukje se kjo “e bëri përvojën edhe më intensive”.

“Ndihem shumë më tepër, nuk e di, i çlodhur çuditërisht. Ka qenë një proces shumë qetësues për mua. Padyshim që ka ditë kur lodhesh. Por është diçka vërtet e mirë për rutinën. Mendoj se më ka sjellë në një vend të mire”- rrëfeu aktori.

Grint foli edhe për lidhjen me 28-vjeçaren duke treguar se çfarë e bën marrëdhënien e tyre të funksionojë.

“Është një gjë shumë e natyrshme, ne thjesht jemi miq shumë të mirë. Jemi njësoj, mendojmë në të njëjtën mënyrë,”- tregoi ai.

Kur u pyet nëse do ta linte vajzën të ndiqte hapat e tij dhe të bëhej e famshme, Grint thotë se do ta bënte, nëse kjo do të ishte ëndrra e saj.

“Kur unë u bëra i famshëm, familja ime nuk e dinte me të vërtetë se çfarë do të thoshte kjo, sakrificat që bën dhe pasojat që le në jetën tuaj. Askush nuk e dinte me të vërtetë shkallën që do të arrinin filmat. Ju sakrifikoni shumë. Anonimiteti juaj është diçka që ju me të vërtetë e merrni për të mirëqenë, dhe unë nuk do të doja që ajo të hiqte dorë lehtë nga kjo. Por mendoj se do e lejoja. Kam pasur një përvojë të shkëlqyer dhe nuk jam penduar. Do doja që të bënte atë që dëshiron,”– përfundoi Grint.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat