Pamela Anderson habit me deklaratën: Veganët janë më të mirë në shtrat

Bota e Yjeve

Pamela Anderson habit me deklaratën: Veganët janë më të mirë në shtrat

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:22
Pamela Anderson

Sipas aktores së famshme, Pamela Anderson, veganët janë më të mirë në shtrat.

Ikona e “Baywatch”, e ftuar në “Good Morning Britain”, këmbënguli se një dietë me bazë bimore mund ta bëjë këdo një dashnor më të mirë.

“Kolesteroli ngurtëson arteriet tuaja,”- u shpreh 53-vjeçarja. “Kjo është ajo që unë dëgjoj. Jam vegane dhe mjaft e sigurt për këtë deklaratë. Absolutisht kështu mendoj.”

Anderson pranoi se prej 30 vitesh konsumon vetëm ushqime me bazë bimore.

Ndërkohë në disa postime në Twitter, ajo këshilloi ndjekësit që të bëhen veganë për të qenë më të mirë në shtrat.

“Veganët janë dashnorë më të mirë. Kolesteroli në mish, vezë dhe qumësht ju shkakton forcim të arterieve. Ngadalëson rrjedhën e gjakut për të gjitha organet e trupit, jo vetëm zemrën.

Ju mund të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe rrisin qëndrueshmërinë në dhomën e gjumit duke u bërë veganë,”- shkroi aktorja në një prej postimeve.

“Një trup i shëndetshëm është seksi dhe konsumimi i mishit nuk është i shëndetshëm, lidhjet me diabetin,  infarktin në zemër dhe obezitetin, që janë shkaqet kryesore të mosfunksionim erektil”– shtoi Pamela Anderson në një postim tjetër.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat